EMRAT/ Magazina e drogës në Laç, Krimet e Rënda 55 e 8...

EMRAT/ Magazina e drogës në Laç, Krimet e Rënda 55 e 8 muaj burg për 10 të akuzuarit

222
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite e 8 muaj burg për 10 personat e arrestuar një vit më parë në magazinën e kanabisit në Laç, ku bënin grirjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Biznesmeni i ndërtimit Lefter Nelaj i arrestuar për kultivim, financim dhe trafik të lëndëve narkotike, ka qënë personi kryesor i grupit kriminal.

Ndërsa efektivi i policisë Zan Kasmi, përdorte informacionin operativ të policisë dhe vinte në dijeni biznesmenin Lefter Nelaj, për planet operacionale të policisë, zonat ku do kontrollohej dhe parcelat e drogës që do asgjësoheshin.

Dënimet

– Lavdim Nelaj dënohet me 7 vite burg
– Lefter Nelaj dënohet me 6 vite e 8 muaj burg
– Bledar Baboci dënohet me 6 vite e 8 muaj burg
– Elton Haxhiu dënohet me 5 vite e 4 muaj burg
– Sami Balloku dënohet me 5 vite e 4 muj burg
– Hashim Nelaj dënohet me 5 vit e4 muaj burg
– Astrit Tafaj dënohet me 5 vite e 4 muaj burg
– Aldo Xhaferri dënohet me 5 vite e 4 muaj burg
– Bajram Hidri dënohet me 5 vite e 4 muaj burg
– Bashkim Kodra dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY