VENDIMI/ Ja 4 shkeljet, pse u shkarkua Komisioneri Publik Heral Saraçi

VENDIMI/ Ja 4 shkeljet, pse u shkarkua Komisioneri Publik Heral Saraçi

552
0
Shares
Komisioneri Publik, Heral Saraci, duke dale nga nje seance ne ngarkim te tij, ne Kolegjin e Posacem te apelimit e cila u hap pas rekomandimit te Misionit Nderkombetar te Vezhguesve, ONM./r/n/r/nPublic Commissioner Herald Saraci leave after a hearing in his charge, at the Special Appellate College which was opened following the recommendation of the International Monitoring Mission, ONM.

Zbardhet Vendimi i shkarkimi të Komisionarit Publik Heral Saraci.

Një ditë pas këtij vendimi nga Kolegji i Posaçëm, mësohet se 4 janë shkaqet që çuan në shkarkimin e këtij komisionari.

Sipas vendimit mësohet se ky shkarkim erdhi për…

 

  • Ndërhyrje dhe ndikim i papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës së një anëtari tjetër (neni 16, pika 4).
  • Mospërmbushje të pajustifikuar e të qëllimshme, të përsëritur, përkatësisht të funksioneve të tij (neni 16, pika 5).
  • Shkelje e rregullave të sjelljes në marrëdhënie me anëtarët e institucionit të rivlerësimit (neni 16, pika 7).
  • Vonesa dhe zvarritje të përsëritura dhe të pajustifikuara të veprimeve proceduriale gjatë ushtrimit të funksionit (neni 16, pika 8).

Heral Saraçi, një prej anëtarëve të institucioneve të Vetting-ut, është i pari zyrtar që është kapur në shkelje nga vëzhguesit ndërkombëtare.

Në datën 9 shkurt Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të nisë një hetim disiplinor ndaj komisionerit publik Herald Saraçi, për thyerje të disiplinës. Pas katër seancave Kolegji i Apelimit ka vendosur shkarkimin e Saraçit për shkeljet e konstatuara nga ONM.

Kjo është çështja e parë që ka marrë në shqyrtim Kolegji i Posaçëm i Apelimit që prej ngritjes së tij, qershorin e vitit te kaluar, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY