Ministri i Brendshëm shkon në zyrën e ambasadorëve të BE në Tiranë

Ministri i Brendshëm shkon në zyrën e ambasadorëve të BE në Tiranë

61
0
Shares

Ambasadorët e vendeve të BE-së janë duke zhvilluar një takim me ministrin e  Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Takimi ka rreth dy orë që ka filluar dhe po zhvillohet në zyrat e BE-së në Tiranë.

Mësohet se në fokus të diskutimit është Vetting-u në polici dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Të 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe punonjësit e gardës e të SHÇBA do t’i nënshtrohen procesit të Vetting-ut sapo ligji të hyjë në fuqi.

Përveç tyre, Vetting-ut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e Policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që Gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY