Ministri i Brendshëm përfundon takimin me ambasadorët e BE: Ja pse i...

Ministri i Brendshëm përfundon takimin me ambasadorët e BE: Ja pse i informova

86
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim informues, për më se 2 orë me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.

Pas takimit të mbajtur në zyrat e delegacionit në kryeqytet, ministri Xhafaj shkroi në rrjetet sociale se në takim u prezantuan rezultatet konkrete të arritura në luftën kundër krimit të organizuar.

“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”, shkruan Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY