GALLATA/ Deputeti i PS zhbiron për skenarin rus të PD duke i...

GALLATA/ Deputeti i PS zhbiron për skenarin rus të PD duke i telefonuar një lokali me vajza ukrainase

100
0
Shares

Akuzat për bashkëpunim të Partisë Demokratike me Rusinë kanë shkaktuar batuta dhe humor në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku raportonte Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Ishte deputeti Alket Hysenaj që kërkoi të dijë nëse ka informacion për lidhjet e PD me Nik Muzin dhe Binatta Trade, pasi sipas tij, numri i kontaktit i kësaj kompania rezulton një klub në Ukrainë. Kaq mjaftoi që në mbledhje të plasnin batutat:

Alket Hysenaj: Keni informacion për lidhjet e Partisë Demokratike me Nik Muzin dhe Binata Trade…?! Nga numri i kontaktit i kësaj kompania, del një klub në Ukrainë: “TOO LOVE Club”, takime me vajza ukrainase…

Enkelejd Alibeaj: I paske rënë numrit për takime me vajza nga Ukraina.

Alket Hysenaj: Çfarë mund të na thoni për këto lidhje mes PD dhe biznesmenëve rus…?! Dhe klubeve të natës. Takimeve me vajzat ukrainase.

Oerd Bylykbashi: I paske rënë disa herë numrit të ukrainaseve… Jepja edhe Ulsiut.. Ti bjerë dhe Ulsiu.

Ulsi Manja: Zoti Dervishi jepni një përgjigje sepse kjo është një çështje që ka direkt lidhje me të drejtën e informimit. Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY