FOTO & EMRI/ Trump shkarkon nga detyra Sekretarin e Shtetit Tillerson, ja...

FOTO & EMRI/ Trump shkarkon nga detyra Sekretarin e Shtetit Tillerson, ja kush e zëvendëson

95
0
Shares

Presidenti Trump ka pushuar nga detyra Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe e ka zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo, duke bërë një lëvizje madhore në ekipin e sigurisë kombëtare ndërkohë që po zhvillohen negociata të rëndësishme me Korenë e Veriut.

Rolin e zotit Pompeo në krye të CIA-s do ta marrë Gina Hapsel, aktualisht zëvendës drejtore e kësaj agjencie. Ajo do të bëhet gruaja e parë që drejton agjencinë amerikane të zbulimit ndërkombëtar.

“Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin ndaj vendit. Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s, e para grua në këtë detyrë. Urime të gjithëve”, tha presidenti në një postim në Tëitter.

Siç shkruan shtypi amerikan, presidenti i kishte kërkuar shefit të diplomacisë Tillerson të jepte dorëheqjen dhe sekretari i shtetit kishte mbyllur para kohe një udhëtim në Afrikë për t’u kthyer dje në Uashington.

Në një deklaratë për Washington Postin, presidenti vlerësonte si zotin Pompeo, ashtu edhe zonjën Hapsel.

“Jam krenar që emëroj drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo si sekretar i ri i shtetit. Mike doli i pari i klasës në Akademinë Ushtarake West Point, është dekoruar për shërbimin ushtarak dhe ka mbaruar me nota të larta departamentin e juridikut në Harvard. Më pas ai ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, ku ka dëshmuar aftësinë për të bashkëpunuar me ligjvënës të partisë opozitare”.

Në deklaratën e tij, presidenti shkruan se “Gina Hapsel, zëvendës drejtore e CIA-s, do të emërohet për të zëvendësuar drejtorin Pompeo dhe do të bëhet e para grua që merr drejtimin e kësaj agjencie, gjë që shënon një moment historik. Mike dhe Gina kanë punuar së bashku për më shumë se një vit dhe kanë krijuar një respekt të ndërsjelltë”. VoA

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY