EMRI & FOTO GALERI/ Alpinisti 15-vjeçar, “pushton” bjeshkët e Valbonës

EMRI & FOTO GALERI/ Alpinisti 15-vjeçar, “pushton” bjeshkët e Valbonës

110
0
Shares
Mario Dhimitri - Spiro Muka

Konsiderohet si ndër ngjitjet më të vështira, të alpinistëve në malin e Valbonës, nga trashësia e dëborës dhe ngricat, gjatë marshimit. Janë 72 alpinistë nga disa rrethe të ndryshme si dhe nga diaspora, të cilët kanë marshuar në alpet e zonës turistike në Valbonë, dhe konkretisht majës së Borshit, maja më e lartë pas asaj të Jezercës në Valbonë, duke e nisur startin në orët e para të mëngjesit. Kreu i Federatës shqiptare së alpinizmit Jani Zizo ka mbajtur një fjalim para nisjes, duke falënderuar pjesëmarrësit, në këtë ngjitje mjaft të vështirë, dhe më pas ata kanë përshkuar majat e alpeve. Për rreth 12 orë grupi do të rikthehej në finish, një udhëtim me mjaft sakrifica, duke u përballur dhe me ortekët e dëborës, ndërsa disa nga alpinistët kanë provuar dhe rrëshqitjet e pavullnetshme, madje janë shfaqur raste rreziku për jetën e tyre nga ngricat dhe trashësia e dëborës në rreth dy metra. Leonard Laçi ishte njeriu që ka paraprirë grupit, duke çarë dëborën.

Në aktivitetin e ngjitjeve alpinistike zhvilluar në alpet e Valbonës ka spikatur dhe 15-vjeçari nga Përmeti Mario Dhimitri. Prej dy vitesh djaloshi përmetar është shëndërruar një mjeshtër profesionist, duke sfiduar kushtet dhe terrenin e vështirë, dhe kurrë nuk është sprapsur, ndonëse mosha e  tij adoleshente.

“Mua më pëlqen sporti dhe kam zgjedhur alpinizmin, falë dhe këmbënguljes së trajnerit Spiro Muke- ka thënë alpinisti përmetar, i cili ka shtuar se ngjitja e fundit në alpet e Valbonës ishte eksperiencë e bukur, falë dhe organizimit nga federata e alpinizmit. Ishim të shoqëruar një grup i madh alpinistësh profesionistë, si dhe nga shoqatat, por ajo që më ka emocionuar ishte terreni mjaft i vshtirë, trashësia e dëborës, madje dhe rreziku i orteqeve, por kurrë nuk jam sprapsur”.

Ndërsa trajneri Spiro Muka është shprehur se, “jam krenar për këtë talent si Mario, i cili prej dy vitesh ka realizuar disa ngjitje në malet e Përmetit. Jam larguar nga emigrimi për t’ju rikthyer mbështetjes së këtij sporti, madje duke investuar, me qëllim ruajtjen e vlerave të alpinizmit, teksa nga institucionet e kanë humbur interesin. Janë këta të rinj që kërkojnë mbështetje në aktivitetet sportive, një mundësi më shumë të largohen dhe nga veset negative”, ka thënë Muka.

Nga ekipi i alpinistëve përmetarë morën pjesë katër të tillë, të udhëhequr nga Arben Tabaku me eksperiencë të gjatë në këtë sport. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY