VIDEO/ “Ja pse Rama dhe Tahiri u takuan fshehurazi”

VIDEO/ “Ja pse Rama dhe Tahiri u takuan fshehurazi”

142
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike është pyetur sot nga mediat nëse do të shkojë në Prokurori që të japë sqarimet e tij lidhur me kontratën e lobimit në SHBA dhe faktin se lobuesi Nik Muzin ka deklaruar se ka marrë 675 mijë USD për PD-në.

Ai bëri thirrje që të priten hetimet që kanë nisur.

“PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. ulërimat e Ramës dhe shpërthimi i Ballës nuk mund ta heqin nga vëmendja faktin që përmes një takimi sekret në një spital po përgatiten dy mynxyra të mëdha: sabotimi i Maminasit dhe lirimi i Sajmir Tahirit. Le të presim hetimin, të presim edhe FBI-në që nuk e di as Presidenti amerikan kur nis hetimet, ndërkohë që këtu doli lajmi”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot për takimin e fshehtë mes Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në një spital privat. Sipas tij, takimi është bërë për të mbyllur dy çështje, atë të vetë ish-ministrit Tahiri dhe drogën e Maminasit.

“Kapja e 180 mln eurove në një kontenier tregon se qindra milionë euro kokainë kanë kaluar këto muaj sepse kanë pasur garancitë politike. Dështimi i kapjes së porositësit dhe të laboratorit ku do të përpunohej janë produkt i kompromentimit të drejtpërdrejtë të dyshes Rama-Xhafaj.

Ka 6 muaj që Shqipërinë nuk e investon asnjë investitor i huaj por vetëm ministra të Brendshëm sepse Shqipëria është kthyer në vendin kryesor të drogës dhe krimit.

Loja e tij e preferuar është sulmi i opozitës por me këtë lojë ai ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë. Shumë prej jush keni qenë me mua kur e keni parë se sa situatë çnjerëzore. Nuk ka pse të vejë kreu i opozitës që t’u gjejë ai punë.

Kjo ka shpjegim të thjeshtë: kur vjen në pushtet me bandat nuk të vjen keq për njerëzit e thjeshtë dhe çështja është si të sigurosh moskapjen e Olsit, Agimit, Vangjushit…

Dita e enjte do të jetë nëj ditë e veçantë, jo ditë e bilancit të Ramës por e sjelljes në sallën e parlamentit të qindra njerëzve që u është hequr buka e fëmijëve. Ne do ta përdorim sallën e parlamentit për të ndaluar aktin kriminal, heqjen e ndihmës ekonomike.

Edhe pse Shqipëria është në gjendje të rëndë ekonomike, Rama ka për inceneratorë.

Çështja e dytë ka të bëjë me prokurorin e përgjithshëm. Aty do të paraqiten amendamentet kushtetuese, ku prokurori të zgjidhet me veting dhe me 3/5 e votave.

Sikundër e keni ndjekur treguesit janë që Rama s’do pranojë sepse synohet hapja e drejtësisë që ai të mbrojë Tahirin, Olsi Ramën, Agron Xhafën. Natyrisht kjo mund të ndodhe për disa muaj po jo pafundësisht dhe mjegulla qeveritare dhe sulmet ndaj opozitës nuk do të na ndalin ne për çlirimin e qeverisë dhe shtetit nga kartelet e drogës, monopolet, oligarkët dhe ti japim shqiptarëve shpresën.

Askush nuk mund të heq vëmendjen se me takimin sekret në spital po përgatitet sabotimi i hetimit të  kokainës dhe lirimi i Saimir Tahirit

Le të presë Edi Rama hetimin nga prokuroria. Le të presim hetimin dhe të mos harrojmë se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit dhe sabotimi total i kokainës së Maminasit. Kemi të dhëna jashtëzakonisht shqetësuese”, u shpreh midis të tjerave, Basha.

Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publié par Lulzim Basha sur lundi 12 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY