Rama flet për herë të parë Bilalin, fsheh origjinën e 80 mijë...

Rama flet për herë të parë Bilalin, fsheh origjinën e 80 mijë dollarëve që i shkuan Obamës

107
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, ka folur për herë të parë në lidhje me skandalin që shoqëroi një foto të tij me Obamën përmes pagesave që u nisën ilegalisht nga Shqipëria por që kryeministri i fsheh. Bilal Shehu, personi i përfshirë në këtë histori pagoi 80 mijë dollarë për të shkuar megruan e tij në konventën e demokratëve në SHBA por në vend të gruas u regjistrua Edi Rama. Kryetari i PS-së bëri atë kohë një foto me Presidentin amerikan Obama dhe e shiti për fushatë elektorale në Shqipëri si takim me Presidentin amerikan.

Rama u shpreh se Bilali nuk e njihte ligjin amerikan dhe prandaj gaboi. Por kryeministri, nuk shpjegoi ku i gjeti Bilal Shehu, 80 mijë dollarë për të paguar për Edi Ramën. Ai tha se paratë nuk kanë dalë nga Partia Socialiste. Nëse Rama do të deklarohej ndryhse ai do të shpallej në kërkim nga SHBA pasi përbën një vepër penale në SHBA futja e parave për fushatë nga jashtë vendit. Me këtë akuzë u dënua edhe Bilal Shehu.

“Lobim do të thotë të ndikosh për të përcjell një mesazh. Në rastin në fjalë nuk ka krahasim. Rasti është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Zotëria, të cilit i është përfolur emri, ka pranuar fajësinë sepse nuk ka njohur ligjin amerikan dhe e ka shkelur. Pranoi fajin e tij dhe kaq. Për çështjen në fjalë, nuk ka patur të bëjë me asnjë lloj financimi nga ana ime apo e Partisë Socialiste. Ka emër dhe mbiemër,  e ka marrë përsipër shkeljen që ka bërë. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan.”

Rama tha se rasti i Bilalit nuk ka lidhje me skandalin e parave të paguara për PD-në nga disa shtetas rus.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY