Kolegjit të Posaçëm shkarkon komisionarin Heral Saraçi

Kolegjit të Posaçëm shkarkon komisionarin Heral Saraçi

243
0
Shares

Kolegji posaçëm i apelimit pas hetimit gjyqësore ndaj komisionarit publik Heral Saraçi vendos ta shkarkoj atë për shkelje të rregullave të punës. Pas disa seancave të Kolegjit të Apelimit, sot është vendosur që Saraçi të shkarkohet nga detyra e Komisionerit Publik të Vettingut. Ai ka ndërhyrë te puna e anëtarëve të tjerë si dhe është bërë pengesë e punës te institucioni komisionerit pasi ka penguar miratimin e rregullores së punës.

Sipas kryesuesit të Kolegjit të Posaçëm, Sokol Como, “Saraçi nuk njoftoi se dy ditë ishte sëmurë. Kjo është sjellje e papranueshme. Me veprimet e mos veprimet e tij s’ka përmbushur detyrën”.

Herald Saraçi, një prej anëtarëve të institucioneve të Vetting-ut, është i pari zyrtar që është kapur në shkelje nga vëzhguesit ndërkombëtare.

Në datën 9 shkurt Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të nisë një hetim disiplinor ndaj komisionerit publik Herald Saraçi, për thyerje të disiplinës. Pas katër seancave Kolegji i Apelimit ka vendosur shkarkimin e Saraçit për shkeljet e konstatuara nga ONM.

Kjo është çështja e parë që ka marrë në shqyrtim Kolegji i Posaçëm i Apelimit që prej ngritjes së tij, qershorin e vitit te kaluar, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY