EMRI & FOTO/ Vdes 3 ditë pas martese, legjenda 90-vjeçare e komedisë

EMRI & FOTO/ Vdes 3 ditë pas martese, legjenda 90-vjeçare e komedisë

72
0
Shares

Sir Ken Dodd, krijuesi i Diddy Men dhe një nga komedianët më të njohur të kohës së tij, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Legjenda e komedisë doli nga spitali vetëm pak kohë më parë pas gjashtë javësh trajtimi për një infeksion në gjoks.

Të premten ai u martua me Anne Jones, partneren e tij prej 40 vitesh në shtëpinë e tyre në Liverpool, raporton BBC.

Komediani jetoi në atë shtëpi që ditën kur lindi dhe nuk ka jetuar në asnjë vend tjetër.

Sir Ken ishte i famshëm për shfaqjet e tij dhe deri vitin e kaluar ai ka qëndruar në skenë.

Ai ka qenë komedian që në vitin 1954. Në vitin 1960 ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness sepse tregoi 1500 shaka në tre orë e gjysmë.

Pas emrit të tij në skenë, karriera e tij në televiazon dhe radio ishte shumë e sukseshme.

Ai nuk ishte vetëm komedian por edhe këngëtar shumë i rëndësishëm në tregun muzikor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY