DETAJE/ aksidenti në Skrapar, flet mjeku: Vajza e ardhur në Tiranë do...

DETAJE/ aksidenti në Skrapar, flet mjeku: Vajza e ardhur në Tiranë do t’i nënshtrohet operacionit

100
0
Shares

Një vajzë 17 vjeçe është momentalisht e vetmja nga 10 fëmijët e aksidentuar mëngjesin e sotëm në Skrapar. Furgoni që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar mëngjesin e sotëm në orën 07:35 minuta.

Drejtori i Qendrës së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj në një prononcim për median informoi se gjendja e përgjithshme shëndetësore e vajzës është e mirë.

“Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë”, u shpreh doktori.

Brataj tha se nuk prisnin të vinin raste të tjera urgjente nga ky aksident por mbase në orët në vazhdim mund të transportohet me autoambulancë ndonjë fëmijë që ka nevojë për mjekim të specializuar.

Fëmijët po shkonin në shkollë me furgon kur ky i fundit u rrëzua duke shkaktuar 10 të plagosur,  5 prej tyre kanë plagë më të rënda se të tjerët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY