VIDEO/ “Politikat e gabuara po sjellin papunësi dhe varfëri, asnjë investim në...

VIDEO/ “Politikat e gabuara po sjellin papunësi dhe varfëri, asnjë investim në 5 vite”

105
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e papunësisë dhe të varfërisë së madhe, të emigracionit masiv të shqiptarëve në konferencën “(De)Rregullimi i Tregjeve” organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike – Instituti Europian Pashko, e cila po mbahet tani në Tiranë.

Basha theksoi se mungojnë investimet dhe se gjithë vëmendja, debati tani është drejtuar tek kriminaliteti.

“Në 5 vite nuk ka pasur asnjë investim të huaj.

Madje, kanë ikur nga Shqipëria të huajt që ishin. Si mund të zhvillohet ekonomia pa investime? Ndërsa, përsa i përket investimeve të brendshme, investimet në infrastrukturë janë pothuajse zero, hiq “Rilindjen Urbane” me shtrim pllakash”, tha Basha, i pranishëm në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomik.

Më tej, Basha shpjegoi se pse, sipas tij, ka ardhur kjo situatë: “Liria ekonomike në Shqipëri ka pësuar zbritje, barra fiskale është rritur dhe liria e të bërit biznes po i afrohet nivelit të Afrikës Ekuatoriale”.

Në punimet e konferencës "(De)Rregullimi i Tregjeve" organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike – Insituti Europian Pashko.

Publié par Lulzim Basha sur samedi 10 mars 2018

Në punimet e konferencës “(De)Rregullimi i Tregjeve” organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike – Insituti Europian Pashko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY