DETAJE & FOTO/ Fakte shokuese, dhunoi të dashurin, arrestohet ylli i Hollywood

DETAJE & FOTO/ Fakte shokuese, dhunoi të dashurin, arrestohet ylli i Hollywood

182
0
Shares

Aktorja e famshme Heather Locklear është arrestuar për dhunë në familje. Heather dhunoi të dashurin e saj Chris Heisser dhe sulmoi një oficier policie.

Por detaje të reja janë zbuluar mbi atë çfarë ka ndodhur. Sipas motres së aktores, Chris i zuri frymën dhe u përpoq që ta mbyste Heather. Colleen Locklear këmbënguli se zënka midis tyre nuk ka ardhur për faj të 56-vjeçares. Dhe pavarësisht se u arrestua ishte ajo viktima e vërtetë.

Por ylli i Hollywood pretendohet se nuk ka pasur shenja në qafë. Kur arriti policia në shtëpi, Heisser ishte duke qëndruar në anën e shtratit i mbështetur mbi Heather. Por aktorja u arrestua pasi i dashuri tha që ajo u përpoq ti thyente hundën dhe se kishte pirë.

Tani Heather është në një institucion rehabilitimi, sipas Entertainment Tonight. Heather u arrestua dhe u akuzua pasi policia iu përgjigj një telefonate 911 nga shtëpia e saj Thousand Oaks më 25 shkurt. Oficierët e policisë gjithashtu u sulmuan nga 54-vjeçarja dhe u tha se nëse kthehen në shtëpinë e saj do ti vriste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY