Borxhet e Rezart Taçit ndaj shtetit, Gjykata cakton ekspertë për llogaritjen e...

Borxhet e Rezart Taçit ndaj shtetit, Gjykata cakton ekspertë për llogaritjen e taksave të papaguara nga ARMO

110
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka caktuar ekspertë kontabël, të cilët do të përllogarisin taskat, që, sipas prokurorisë, Rezart Taçi nuk i ka paguar shtetit për tregtinë e naftës.

Bëhet fjalë për Tatimin e Vlerës së Shtuar, akcizën dhe taksën e karbonit, gjateë kohës që Taçi ka patur nën administrim kompaninë Armo. Caktimi i grupit të ekspertëve është bërë me kërkesë të avokatëve mbrojtës të Taçit, të cilët pretendojnë se vlera e papaguar e përllogaritur nga prokuroria në mbi 8 milionë euro, është e fryrë dhe se detyrimi është më i vogël.

Rezart Taçi, në verën e vitit të kaluar mori pafajësinë nga Gjykata e Apelit për të njëjtën akuzë, por për taska që duhej t’ia paguante pushtetit vendor. Ndërsa në procesin që është në gjykim, Taçi akuzohet se gjatë viteve 2011-2013 ka shmangur pagesën e TVSH-së, akcizës dhe taksën e karbonit. Një nga provat më të forta që organi i akuzës pretendon se ka në dorë ndaj Taçit është fakti se, në një kohë kur Armo nuk shlyente detyrimet tatimore me argumentin se nuk kishte likuiditet, hetuesit kanë konstatuar se janë realizuar tërheqje të konsiderueshme disa milionë euro nga llogaritë bankare të firmës, të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Ashtu si edhe në procesin e parë, Rezart Taçi po gjykohet në mungesë, pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi. Ai u akuzua edhe nga autoritetet zviceriane për mashtrime me disa firma, por për momentin nuk dihet se si kanë përfunduar këto procedura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY