BLEDI KASMI/ Një sqarim i shkurtër për “Mother Anetën”

BLEDI KASMI/ Një sqarim i shkurtër për “Mother Anetën”

292
0
Shares
Bledi Kasmi

Arsyeja se përse Rama vendosi të hedhë pikërisht në këtë moment kartën ruse ka të bëjë me tre zhvillime të rëndësishme në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Në planin e brendshëm Rama synon që përmes zhurmës së krijuar të mund të heqë vëmendjen nga afera 180 milionë euro e kokainës ku është i implikuar vëllai i tij, Olsi Rama, ndërsa në terren është raportuar mbërritja e agjentëve të DEA-s të cilët po hetojnë se përse dështoi operacioni që do të çonte në arrestimin e bosit të kokainës.

Arsyeja e dytë se përse po pompohet personalisht nga Rama ky lajm i rremë i gatuar në kuzhinën e Soros ka të bëjë me goditjen finale të Ramës ndaj hetimeve ndaj Tahirit.

Vetëm një ditë pasi nxori lajmin e rremë, Rama u takua dje në mënyrë sekrete me ish-ministrin nën hetim për trafikun e drogës.

Ai po përgatitet të lirojë Tahirin nga akuzat dhe në këtë mënyrë të shpëtojë edhe veten dhe për këtë i duhet një zhurmë e stisur si ajo e këtyre ditëve me financimet fantazmë ruse të opozitës.

Arsyeja e tretë, dhe kjo është edhe më finalja ka të bëjë me vendimin që Komisioni Europian pritet të marrë në lidhje me rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë.

Duke parë sensibilitetin në rritje të Bashkimit Europian nga rreziku rus, Rama po e keqpërdor këtë kartë me lajmin e rreme të “Mother Anetës” dhe duke sajuar një rrezik imagjinar që vinka nga opozita me të ashtuquajturat financime ruse.

Shërbimi sekret gjerman ka paralajmëruar të paktën 15 muaj më parë për këtë skemë të Ramës që është e njëjtë me atë të Vuçiç në Serbi. Të dy sipas shërbimeve gjermane përdorin kartën ruse për të shantazhuar BE në vendimmarrje. Ndaj Rama po synon me lojën ruse pikërisht BE-në.

Pjesë e kësaj skeme janë edhe disa diplomatë që keqpërdoren nga qeveria dhe po investohen ne vendet e tyre që të marrin deklarata zyrtare.

Skenari Fake News vazhdon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY