5 raste të bujshme, të helmimit për arsye politike

5 raste të bujshme, të helmimit për arsye politike

103
0
Shares

Qysh në krye të herës helmimi ka qenë një metodë e përdorur për të eliminuar kundërshtarët politikë, aq sa historianët debatojnë sot nëse Napoleoni apo edhe Aleksandri i Madh u vranë nga intoksikimi. Të hënën mediat britanike informuan që një ish agjent rus që punonte për shërbimet britanike gjendet një një status kritik pas ekspozimit me një substancë të panjohur. Më poshtë po japim 5 rastet më të bujshme të helmimit në këto 40 vitet e fundit.

VX në aeroport

Kim Jong-Nam u sulmua në 13 shkurt 2017 në Kuala Lumpur me VX, një agjent neurotoksik i konsideruar si një armë e shkatërrimit në masë me një sulm të pazakontë, i denjë për Luftën e Ftohtë që tronditi opinionin publik dhe që provokoi një krizë diplomatike mes Malajzisë dhe Koresë së Veriut. Gjysëm vëllai i Kim Jong-Un-it duhet të udhëtonte deri në Makao në jug të Kinës, përfundoi i vdekur në më pak se 20 minuta. Autopsia tregoi mbetje VX, një substancë që provokon një kolaps respirator dhe një arrest kardiak. Ky helm është kaq i fuqishëm sa një dozë është e mjaftueshme për të vrarë një të rritur dhe mund hyjë në gjak përmes inhalimit ose nga kontakti me lëkurën.

Çaj me polonium

Në nëntor të 2006 ish spiuni rus Alexandre Litvinenko, opozitar i presidentit Vladimir Putin, vdiq në moshën 43 vjeçare në një spital londinez, viktimë e një helmimi me polonium, substancë radioaktive. Tre javë më parë ky njeri po pinte çaj me një agjent tjetër rus, Andrei Lugovoi. Vdekja e tij provokoi një krizë diplomatike mes Londrës dhe Moskës që gjithmonë ka refuzuar të ekstradonte personin e dyshuar.

I shpërfytyruar me dioksinë

Në shtator të 2004 ukrahinasi Viktor Yushchenko, kandidat i opozitës dhe hero i revolucionit portokalli u sëmur rëndë gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale kundër kandidatit favorit të Moskës, Viktor Yanukovich-i. Mjekët austriakë identifikuan tre muaj më vonë një helmim me dioksinë të tipit TCDD, një agjent kancerogjen që prodhon një akne në lëkurë. Fatmirësisht Yushchenko u kurua në kohë dhe mbijetoi e u zgjodh president në janar të 2005. Pavarsisht kujdesit fytyra e tij e deformuar ruan gjurmët e sëmundjes.

Një injeksion në qafë

Në shtator të 1997 në Aman, agjentët e Mosadit, shërbimet e inteligjencës izraelite të veshur si turistë kanadezë u përpoqën të vrisnin Khaled Mashal-in, drejtuesin e lëvizjes islamike Hamas duke i injektuar helm në qafë. Sulmi ndodhi gjatë një raprezaljeje nga bombardimet vrasëse të markatos, Mahane Yehuda në Jeruzalem që në korrik kishte vrarë 16 persona dhe plagosur 178. Mashal i futur në komë u shpëtua nga ndërhyrja e mbretit Hysein të Jordanisë që i kërkoi qeverisë izraelite antidotin në këmbim të lirimit të dy autorëve të atentatit.

Çadra bullgare

Në shtator të 1978 shkrimtari disident bullgar, Georgi Markov u sulmua kur po priste një një autobus, në Londër nga një i panjohur që duke kaluar i injektoi me një çadër një substancë. Markovi nuk i dha rëndësi këtij incidenti dhe e pa njeriun e çadrës të largohej qetësisht. Orë më vonë pati një temperaturë të lartë dhe 4 ditë më pas vdiq. / Bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY