Rrëzimi i padisë, avokati i Rovena Gashit: Gjyqtarët po shesin dinjitetin për...

Rrëzimi i padisë, avokati i Rovena Gashit: Gjyqtarët po shesin dinjitetin për ti shpëtuar vettingut

189
0
Shares

Avokati i prokurores, Rovena Gashi,  shpërtheu në akuza ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative pas vendimit të kësaj gjykate për rrëzimin e padisë së Gashit ndaj kryeprokures Arta Marku.

Në një prononcim për mediat, Çlirim Gjata, tha se gjyqtarët po i shërbejnë në mënyrë të turpshme pushtetit me besimin se do ti shpëtojnë vettingut.

“Këta gjyqtarë që i shërbejnë pushtetit në këtë formë të turpshme kujtojnë se do të shpëtojnë por askush nuk do ti shpëtojë vettingut. Gjyqtarët kanë nxjerrë tezgat dhe shesin dinjitetin e tyre. Kujtojnë se do të shpëtojnë nga vettingu me këto vendime”, shprehet Gjata.

Gjata shtoi më tej se vendimi i sotëm krijon precedentin për çdo drejtues që të bëjë çfarë të dojë me punëmarrësin.

“Thelbi i këtij vendimi ishte se ky është rregullim i brendshëm në punën e administratës. Asnjë punëmarrës nuk është i sigurtë sot përballë drejtuesit. Me këtë vendim çdo drejtues mund të bëjë gjithçka me punëmarrësin. Çdo drejtues institucioni mund të bëjë çdo gjë dhe e quan si pjesë e rregullit të brendshëm të institucionit që ai drejton. Dhe kjo quhet rregullim i brendshëm”, përfundon avokati.

Rovena Gashi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY