Strategu i Trump: Vetëm fillimi i populizmit në BE – Eurozona s’...

Strategu i Trump: Vetëm fillimi i populizmit në BE – Eurozona s’ mund të mbijetojë

74
0
Shares

Mediat italiane shkruajnë për qëllimin e ish-strategut të Tramp, Steve Bannon për krijimin e një lëvizjeje antieuropiane në SHBA. Banon nga ana e tij paralajmëron se vala populiste është vetëm në fillim të saj dhe Eurozona nuk mund të mbijetojë.

“Për të parë të ardhmen e Bashkimit Europian duhet të analizohet rezultati i zgjedhjeve të përgjithshëm në Itali. Ashtu si u shpreh dhe Salvini, euro nuk do të mbijetojë dhe ccdo gjë është në duart e qytetarëve. Vala populiste është vetëm në fillimin e saj sepse historia është nga ana jonë.”

Në një intervistë të fundit, ish-strategu i presidentit amerikan Donald Tramp, Steve Bannon, ka përballë panoramën e ‘Internacionales Populiste’ që synon të ndërtojë.

Banon nga një anë përmend Brexit, një fenomen që ka mbërritur sipas tij deri në Uashington për t’u rikthyer më pas në Europë. Në Itali, vazhdon ai, ku dy të tretat e italianëve kanë votuar për partitë anti euro. Dhe po sipas tij, ish kryeministri Berlusconi ka qenë një Trump para Trumpit.

“Britanikët votuan dhe tashmë janë jashtë, dhe nëse italianët do të votonin për diçka të ngjashme nuk e di se çfarë do të ndodhte. Në Bruksel dhe në Bankën Qendrore Europian duhet të fillojë të dëgjojnë qytetarët. Kur ke një valë emigrantësh në jug të Italisë, pesha bie te punëtorët italianë dhe duhet kuptuar që diçka nuk shkon.”

Para pak ditësh Banon ka qenë në Itali sipas raportimeve të mediave vendase, ku është takuar në mënyrë sekrete me drejtues të lartë të politikës italiane. Sidomos të Legës dhe Forza Italia. Ish-këshilltari i Tramp po hedh hapat e parë për krijimin e një lloj rrjeti populist në kontinentin e vjetër, nga ku do të nisë një lëvizje e ngjashme dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo në pritje të zgjedhjeve të ardhshme në Bashkimin europian në 2019-ën.

I pyetur për marrëdhëniet aktuale me presidentin amerikan Trump, Bannon përgjigjet shkurt:

“Le të themi që jam në pritje. Kemi pasur ulje dhe ngritje, por avokatët tanë flasin shumë. Por unë e dua akoma”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY