ARTAN FUGA/ Politikanët të dëmtojnë edhe kur flenë

ARTAN FUGA/ Politikanët të dëmtojnë edhe kur flenë

87
0
Shares

Kryeministri Edi Rama sot ka shumë, jashtëzakonisht shumë, të drejtë! Ai u deklaroi sinqerisht disa mësueseve në zyrat e veta se na kërkon falje për dëmet që politika shkakton për arsimin.

I jap shumë të drejtë. Edhe reformën në Akademinë e Shkencave politika me ministren e arsimit e ka uzurpuar dhe futur në rrugë qorre politizimi duke i trajtuar akademikët si qenie pa vlerë dhe të paaftë për të bërë një reformë. U ka marrë krejt iniciativën.

Politika e ka penguar dhe dëmtuar shumë arsimin. Madje edhe shkencën. Historikisht. Po, edhe Ai vetë sikurse deklaron, na ka penguar, të enjteve po se po, por po na pengon edhe ditëve të tjera. Edhe politikanë të ndryshëm na dëmtojnë edhe ministrja edhe zëvendësiministrat edhe agjencitë e politizuara të tyre.

Madje këta na dëmtojnë edhe kur flenë sepse pasojat e ditës vazhdojnë edhe natën e rifillojnë të nesërmen në mëngjes.  Ka nevojë për një raport observimesh për gjendjen në kulturë, arsim, shkencë.  Aty do ta shohi hapur, sinqerisht dhe me objektivitet se në çfarë derexheje është arsimi dhe shkenca! Përndryshe sistemi mbyllet në autizëm dhe vartësit i thonë ato që ai dëshiron të dëgjojë.

Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë për gjendjen e krijuar. .

Atij vartësit ja fshehin gjendjen katastrofë dhe ne nga ana tjetër po ata vartës na e bëjnë me sy duke na dhënë mesazhin se sillen ashtu sepse nuk kanë çfarë t’i bëjnë Atij.

E kuptoni vetë ju – lënë të nënkuptohet!

Duan t’ja fusin prapa krahëve – si thoshim dikur në shkollë të mesme!

Mirë thotë na kanë penguar, por Ai nuk ka sesi ta marri me mend e ta dijë se në çfarë shkalle na kanë penguar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY