VIDEO/ Basha ka një mesazh për kundërshtarët e tij brenda PD dhe...

VIDEO/ Basha ka një mesazh për kundërshtarët e tij brenda PD dhe për partinë e tyre të re

89
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për herë të parë në lidhje me lëvizjen që kanë nisur kundërshtarët e tij në PD. Disa prej kundërshtarëve të tij, nuk kanë mohuar edhe themelimin e një partie të re.

“PD sapo ka përfunduar procesin e analizës. Është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen politike. Pretendimi që propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Ato nuk shqyrtohen nga kryetari, por nga kuvendi. Nuk është kryetari që i diskuton propozimet, por forumet. Kryetari ka të drejtë të bëjë propozimet e tij, bashkë me të tjerët. Unë ftojë të gjithë që të bëjnë propozimet e tyre. Sulmet ndaj kryetarit dhe PD-së nuk i shërbejnë demokratëve, kur ka krim në pushtet, kur policia është e kapur nga krimi etj. Në PD çdokush ka hapësirën për të dhënë idetë e veta. Sulmet ndaj PD dhe kryetarit nuk është alternativë politike. PD vazhdon të luftën kundër krimit drogës dhe kapjes së ekonomisë dhe politikës nga droga e krimi. Prandaj nuk vlejnë sulmet nga kafenetë. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në pranvere dhe aty është vendi që të japim të gjithë idetë. Procesi i bashkimit të partisë nuk është proces negociatash personale me kryetarin”, shprehur Basha.

“Kam shpallur vizionin tim. Kjo është parti e anëtarit, jo e kryetarit. Dhe kemi punë për të bërë që vendimmarrja të merret nga anëtarësia. E vetmja ftesë është distancini total nga persona me rekorde kriminale dhe përqafimi i vlerave evropiane”, theksoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publié par Lulzim Basha sur mardi 6 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY