FOTO/ Zhdukja e studentes shqiptare, 25 mijë dollarë shpërblim për gjetjen e...

FOTO/ Zhdukja e studentes shqiptare, 25 mijë dollarë shpërblim për gjetjen e saj

186
0
Shares

Një shpërblim prej 25 mijë dollarësh janë vënë në dispozicion nga autoritetet amerikane për këdo që ka informacion për studenten shqiptare të aktrimit nga Maqedonia, e cila u zhduk në Hollywood 11 ditë më parë.

Adea Shabani u zhduk në rrethana misterioze më datë 23 Shkurt. Ajo u pa për herë të fundit në Wilcox Avenues, jo shumë larg vendit ku banonte. Të njëjtën ditë ajo ishte parë edhe në zonën e Santa Clarita Valley.

25-vjeçarja u largua nga Maqedonia për të studiuar aktrim dhe kishte rreth 2 vite që jetonte në Los Angeles.

Miqtë dhe familjarët e saj, të cilët sa më shumë kalon koha aq më të frikësuar janë për të, vijojnë kërkimet pa pushim. Në të gjithë zonën ku ajo jetonte janë vendosur fletushka me të dhënat e së resë, ndërsa mediat amerikane, por jo vetëm, i kanë kushtuar vëmendje lajmit për zhdukjen e 25-vjeçares.

“Kanë kaluar 11 ditë dhe sigurisht që jemi të frikësuar, por po lutemi për të”, tha një mikeshë e saj.

Miqtë e saj thanë se ndjenë që diçka nuk shkonte me Shabanin, kur ajo nuk po u kthente përgjigje në telefon.

“Nuk ishte në karakterin e saj, ajo përgjigjej gjithmonë“, shpjegoi për amerikanen ABC7 mikesha e saj.

Nëna e Shabanit ka punësuar një detektiv privat me shpresën për të gjetur të bijën dhe aktualisht ndodhet në Amerikë.

Ishte pikërisht detektivi Jayden Brant i cili tha se është vënë në dispozicion shpërblimi prej 25 mijë dollarësh, për informacione që do të çonin në gjetjen e studentes.

“Nuk ka asnjë provë që të tregojë se është larguar vetë. Kjo nuk diçka e vullnetshme. Nuk kemi asnjë të dhënë që ajo donte të dëmtonte veten”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY