Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Helmohet agjenti rus, shiti informacionet te britanikët

06/03/2018
EMRI & FOTO/ Helmohet agjenti rus, shiti informacionet te britanikët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ish-agjent rus i strehuar prej 8 vjetësh në Britaninë e Madhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka rënë në kontakt me një substancë misterioze. Sergei Skripal u gjet pa ndjenja në një stol në qendrën tregtare në Salisburi ditën e diel, bashkë me një grua të moshës 33-vjeçare.

Autoritetet britanike nuk kanë dalë me një deklaratë mbi ngjarjen, por ajo dyshohet të ketë në sfond luftën e spiunazhit mes Rusisë dhe Perëndimit. Kjo, pasi koloneli Skripal, ish-oficer i shërbimeve ruse të inteligjencës, ishte dënuar me 13 vjet burg në vendin e tij për kalim informacionesh tek shërbimi sekret britanik.

Ai ishte shpallur fajtor për zbardhjen e identiteteve të agjentëve rusë që punonin në fshehtësi në vende të ndryshme Europiane, por ishte liruar në bazë të një marrëveshjeje mes Moskës dhe Uashingtonit, për shkëmbimin e agjentëve të spiunazhit. Ngjarja kujton atë të ndodhur në vitin 2006, kur ish-agjenti rus Aleksander Litvinenko u helmua në rrethana të ngjashme në një lokal të Londrës, me lëndë radioaktive polonium 210.

Më vonë rezultoi se Litvinenko po pajiste me informacione agjencitë ligjzbatuese në Londër dhe Madrid, për investimet kriminale të ish-oficerëve të inteligjencës ruse.

Tags: agjenti rusbritanihelmimSergei Skripal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.