VIDEO/ “Edi Rama koka e krimit të organizuar, kapen vetëm shoferët, Saimir...

VIDEO/ “Edi Rama koka e krimit të organizuar, kapen vetëm shoferët, Saimir Tahir e Vangjush Dako të paprekshëm”

375
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën për situatën e rëndë të krimit në vend. Në një konferencë për media, duke renditur të gjitha ngjarjet e rënda të ndodhura dje e sot, Basha tha se Rama është përgjegjës për krimin e organizuar.

“Cikli i krimit po thellohet, nga mariuana te kokaina. Kurrë s’do të kishte ardhur në Shqipëri pa mbrojtje politike. Në një anë 1 ngarkesë kapet dhe 10 kalojnë.

Financohet nga paraja e zezë dhe droga. Në vend të investimeve të huaja kemi drogë të huaj. Rama do të krijojë idenë sikur ka hequr dorë nga krimi.

E njëjta skemë që përdori për të na bindur që në Shqipëri s’ka drogë, siç donte të na bindte se ministri Tahiri ishte ministri më i mirë. Ata që e sollën krimin nuk mund ta luftojnë atë.

Sa kohë që Rama do jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi. Saimir Tahiri do të jetë i paprekshëm, Vangjush Dako i pakapshëm, sa ai është në pushtet do kapen veç shoferë jo kokat e krimit”, u shpreh Lulzim Basha.

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD, Lulzim Basha

Përshëndetje!

Një qytetar i thjeshtë, Agur Vrenozi 53 vjeç, kryefamiljar, ka humbur jetën nga dhuna e krimit. Dua t’i shpreh sot ngushëllimet e mia familjes dhe njerëzve të tij. Është një humbje e rëndë për familjen dhe njerëzit e tij, por është një tragjedi për të gjithë shoqërinë. Ky qytetar tentoi të mbronte vetë pronën dhe biznesin, të lëna në mëshirën e krimit, pa mbrojtje. Sot në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e përditshëm të krimit dhe të drogës.

Vetëm dje kanë ndodhur 4 grabitje me armë. Në Shqipëri ka vetëm një realitet: drogë dhe krim. Nën dhunën e tyre askush nuk është i sigurt. 

Javët e fundit të gjithë ne këtu në Shqipëri dhe mbarë bota po shohim realitetin e  vërtetë të krimit në Shqipëri. Lumë droge drejt Europës, grabitje me armë të bankave dhe bizneseve, vrasje mafioze dhe përplasje bandash në mes të ditës. Tani për të gjithë botën po bëhet e qartë ajo që ne kishim paralajmëruar: Cikli i krimit po thellohet. Nga marijuana është kaluar në heroinë dhe kokainë. Nga grupe të vogla vendase të krimit është kaluar në organizata ndërkombëtare të drejtuara nga krimi shqiptar, të cilët arrijnë të sjellin ngarkesa si ajo prej 613 kg kokainë, që kurrë nuk mund të kishte ardhur në Shqipëri pa garanci dhe mbrojtje politike. Ju kujtoj se për çdo ngarkesë që kapet, 10 të tjera kalojnë.

Ndërkohë paraja e drogës dhe e krimit po futet në ekonomi. Bumi i ndërtimeve pa asnjë logjikë ekonomike në Tiranë; bankat me pronarë offshore që po blejnë bankat e tjera; projekti i famshëm PPP-1 mld dollarë janë të kapura apo të financuara nga paraja e zezë e krimit dhe e drogës.

Në vend të investimeve të huaja, kemi kokainën e huaj.

Në vend të eksporteve artizanale, kemi eskportin e krimit.

Prej muajsh Edi Rama po financon miliona euro propagandë brenda dhe jashtë Shqipërisë për të krijuar idenë se ai është reformuar, për të krijuar idenë se ka hequr dorë nga lidhjet me kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe tani është i përkushtuar të luftojë krimin. Është e njëjta skemë që përdori për të bindur shqiptarët dhe gjithë botën se në Shqipëri nuk kishte drogë, se Policia ishte institucioni më i besuar dhe më i mirë i qeverisë dhe se Saimir Tahiri ishte ministri më shembullor që Shqipëria kishte patur ndonjëherë. Besimi i kësaj propaganda do të kishte pasoja fatale për vendin.

Edi Rama nuk reformohet dhe nuk çlirohet dot krimi se është i zhytur thellë në të. Ata që e sollën krimin, nuk mund ta luftojnë krimin. Ata që bashkëpunuan me kriminelë, nuk mund ta luftojnë atë. Përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, nuk do të ketë asnjë shpresë për luftë kundër krimit dhe korupsionit.

Përsa kohë Edi Rama është në pushtet, nuk do të ketë drejtësi.

Saimir Tahiri do të jetë i paprekshëm.

Vangjush Dako do të vazhdojë të sundojë Durrësin dhe Qazim Sejdini Elbasanin, në bashkëpunim me bandat kriminale.

Tirana do të vazhdojë të jetë lavatriçja më e madhe në vend e pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit.

Përsa kohë Edi Rama është në pushtet do të kapen vetëm shoferë dhe punëtorë krahu, por jo kokat e krimit. Përsa kohë Edi Rama është në pushtet, shqiptarët do të kërkojnë, por nuk do të gjejnë as siguri, as mirëqënie, as zhvillim ekonomik. ​

Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publié par Lulzim Basha sur samedi 3 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY