Policia kontroll shtëpisë së Arbër Cekaj

Policia kontroll shtëpisë së Arbër Cekaj

343
0
Shares

Policia ka kontrolluar sot shtëpinë e Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” që ende vijon të mbetet një person i rëndësishmë në hetimin e rrjetit të kokainës në Shqipëri.

Policia ishte në shtëpinë e tij në Sauk ku janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të cilat që po verifikohen.

Arbër Çeka, pronar i kompanisë “Arbri Garden”, deklaroi për një tv në Tiranë se nuk ka lidhje me ngarkesën e kokainës. Ai ka pretenduar se ka porositur banane në Kolumbi, dhe jo drogën që u gjet në konteinerin e bllokuar tashmë në magazinën e tij në fshatin Maminas.

Kontrolle jane kryer edhe edhe në banesat e dy personave të tjerë të arrestuar, shoferit Armando Pezaku dhe menaxherit Donaldo Lushaj. Këta të fundit dolën para Gjykatës gjatë ditës së premte, ku u lanë në burg. Lushaj dhe Pezaku nuk  pranuan të japin detaje për ngarkesën, duke pretenduar se nuk kishin dijeni për trafikun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY