Emigranti shqiptar në Milano sulmohet nga dhjetra afrikanë

Emigranti shqiptar në Milano sulmohet nga dhjetra afrikanë

80
0
Shares

Policia e italiane ka arrestuar ditën e djeshme dy egjiptianë për rrahjen në mënyrë barbare të një shqiptari në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Si bëjnë me dije mediat e vendit fqinj, policia mundi që përmes kamerave të sigurisë, si dhe ndihmës së shqiptarit të identifikonin dy egjiptianët, të cilët kishin precedentë të mëparshëm penalë.

Shqiptari u dhunua pranë Piazza Duomo në Milano nga disa persona me origjinë nga Afrika Verior, pas një sherri verbal që shqiptari kishte pasur me ta.

Por, të shumtë në numër, ata i janë sulur me shqelma dhe thikë shqiptarit, emrit i të cilit nuk bëhet i ditur, duke e lënë të plagosur.

Dy egjiptianët, të rinj në moshë janë dërguar në burgun San Vittore, ku pritet ndaj tyre të nisë edhe gjyqi për plagosjen e shqiptarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY