EMRI & VIDEO/ Fier, grabitja me armë, identifikohet biznesmeni i plagosur

EMRI & VIDEO/ Fier, grabitja me armë, identifikohet biznesmeni i plagosur

96
0
Shares

Një 52- vjeçar ka mbetur i plagosur me kallashnikov paraditen e sotme në Fier. Ai është Agur Vrenozi, i cili ka ndërhyrë të ndalonte disa hajdutë që po mundoheshin të vidhnin një pikë këmbimi valutor. Mësohet se Vrenozi është pronari i një byrektoreje aty pranë.

Tashmë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë raportohet se policia ka kapur në kohë rekord njërin nga hajdutët. Autori ka braktisur mjetin në fshatin Baltes dhe është hedhur në lumë për të kaluar në anën tjetër. Aty është bllokuar nga policia dhe i është sekuestruar edhe  një çantë me paratë që kanë vjedhur. Policia mbetet në kërkim të autorëve të tjerë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY