Çështja për Detin “zhvendoset” në Presidencë, Meta pret deputetët e Komisionit të...

Çështja për Detin “zhvendoset” në Presidencë, Meta pret deputetët e Komisionit të Jashtëm

76
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur takimin këtë mëngjes në Presidencë me deputetët e Komisionit të Jashtëm për të biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë dhe komunikimin mes Kreut të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Në Presidencë kanë mbërritur njeri pas tjetrit deputetët e mazhorancës dhe opozitës, si Ervin Bushati, Evis Kushi, Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Rudina Hajdari, Klajda Gjosha, Nard Ndoka, Klotilda Bushka.

Ky vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar me ministrin Bushati. Fillimisht, Presidenti pranoi kërkesën, por ai është këshilluar që të tërhiqet nga një qëndrim i tillë, duke e zëvendësuar me një tjetër lëvizje, thirrjen e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm në Presidencë, që në mëngjes herët.

Nisur nga fakti që nuk ka precedent, që Presidenti të japë sqarime në komisione parlamentare, dhe duke rrezikuar ta kthejë atë në një të tillë, Meta ka zgjedhur të ftojë deputetët në selinë e tij.

Dy ditë më parë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i thirrur në Komisionin e Jashtëm për sqarime mbi marrëveshjen me Greqinë, tha se ishte i gatshëm të paraqitej edhe ai në komision në krah të Metës, por burimet i thanë se Presidenti Meta nuk i ka dërguar ftesë atij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY