Greqi, drogë e madhe, kapet gomonia me hashash në Igumenicë, pranga skafistit...

Greqi, drogë e madhe, kapet gomonia me hashash në Igumenicë, pranga skafistit shqiptar

237
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sasi e madhe marijuane është sekuestruar në plazhin e Platarias, në Igumenicë. Sipas mediave greke, operacioni i policisë është realizuar pak pas mesnate.

Mësohet se lënda narkotike po transportohej me gomone drejt Greqisë. Rreth 424 kilogramë marijuanë, e ndarë në 36 pako është gjetur në gomonen e sekuestruar nga policia.

Sakaq, në pranga është vënë skafisti shqiptar, një 42-vjeçar, i cili u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia dhe ta hidhte në breg. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në rrjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY