BUJAR NISHANI/ Siguria Kombëtare në rrezik serioz, Shqipëria po kthehet nga hambari...

BUJAR NISHANI/ Siguria Kombëtare në rrezik serioz, Shqipëria po kthehet nga hambari europian i kanabisit në trampolinën mesdhetare të kokainës!

72
0
Shares

Dje në Shqipëri u kap një sasi rekord prej 613 kg kokaine. Një ngarkesë e survejuar dhe ndjekur në të gjithë trajektoren e lëvizjes së saj Kolumbi – Maltë – Itali me destinacion Shqipërinë nga Agjencia më e fuqishme botërore e antidrogës, DEA Amerikane.

Pothuajse paralelisht me këtë ngjarje në Shqipëri, kapen sasi të konsiderueshme kanabisi në Itali dhe Greqi të nisura nga Shqipëria.

Vetëm në këto ngarkesa vlera e parave të pista e kalon shumën e një miliard dollarëve.

Para e madhe, për të blerë gjithçka!

Pushtet, armë, prezencë, mburojë, vazhdimësi!

Kthimi i Shqipërisë në destinacionin bazë të depozitimit të kokainës nga Amerika Latine, përpunimi i saj dhe shpërndarja më pas në Evropën Perëndimore na ka ekspozuar gjithsecilin prej nesh në një rrezik të madh edhe të jetës.

Përgjegjësit kryesor të kësaj situate nxituan me shpejtësi ta devijojnë atë në “suksesin e jashtëzakonshëm” që u kap kontenieri !!!

Informacionet e para tregojnë se pritësit e këtij kontenieri kanë marrë nga i njëjti destinacion edhe rreth 100 (njëqind) ngarkesa të tjera.

Asnjëra prej tyre e kontrolluar.

Nëse vetëm 1 në 10 prej tyre do të kishte ngarkesë me kokainë, imagjinoni se çfarë sasia ka hyrë dhe është shpërndarë më pas nga Shqipëria?

Ata që e kanë studiuar me kujdes fizionominë e MAFIA-s e dinë mirë se një ngarkesë qindra milionëshe nuk lëviz kurrë pa garanci të forta me pushtet absolut për të siguruar suksesin e transaksionit.

Një ngarkesë qindra milionëshe nuk lëviz kurrë pa u provuar suksesi i përsëritur i sasive më të pakta që rriten në progresivitet kalim pas kalimi.

Përse këtë vend po lejojmë të na e shkatërrojnë në këtë “far-féje”, duke na kthyer të gjithëve në maskën e bosëve narkos

Shqipërinë po na e kthejnë nga HAMBARI evropian i kanabisit në TRAMPOLINEN mesdhetare të kokainës!

Shumë mirë që kontenieri që u plas në mes të sheshit të Portit u kap. Duartrokitje!

Por 28 shkurti është ngulur si gozhdë tani.

Policia dhe Prokuroria e shtetit kanë një nga provat më të mëdha përpara për të zbuluar në detaje grupim kriminal që priste porosinë, Atë që do të bënte përpunimin dhe Atë që do ta shpërndante drejt Perëndimit.

Do duhet të na thonë ; Kush janë garantuesit e sigurisë së këtij transaksioni gjigand kriminal?

Kjo dosje as nuk do mund të harrohet, as do mund të “hollohet”.

Në të kundërt përgjegjësia do të jetë shumë e madhe.

Rrogëtarët e kokainës do përpiqen ta lyejnë me bojrat e ylberit të bardhën vrastare të kokainës.

Por ne, qytetarët nuk duhet të kompleksohemi nga ky lloj agresioni i trushplarjes.

Sot Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik!

Rrezik që vjen i komanduar nga miliardat e parave të zeza të së bardhës zezonë kokainë.

Miliarda që lehtësisht blejnë të gjitha llojet e pushteteve në një vend që quhet formalisht demokratik.

Miliarda të pista që blejnë votat dhe pushtetin politik.

Pastaj me të, zotërojnë pushtetin ekonomik.

E pastaj me të, kontrollojnë pushtetin mediatik.

E më tej me të, nënshtrojnë pushtetin e drejtësisë.

Përfundimisht gjithçka e blerë!

E blerë me kokainë tashmë.

Ndaj siguria jonë është në rrezik!

Kur siguria e qytetarëve të një vendi është në mënyrë masive në rrezik, Siguria Kombëtare është e tëra në rrezik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY