SKANDAL & EMRI/ U kap me 1 ton drogë, si u lirua...

SKANDAL & EMRI/ U kap me 1 ton drogë, si u lirua ish-polici, vrasësi i Memli Begallas

169
0
Shares
Ardian Serezi, autori i dyshaur

Policia arrestoi dy persona për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Autori është Denis Demiri, ndërsa Ardian Serezi u arrestua si bashkëpunëtor në vrasje. Serezi është ish-efektiv policie. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar në 2014 si i përfshirë në trafikun e një ton kanabisi në aksin Gjirokastër – Tepelenë. PD akuzoi se Ardian Serezi, që ishte drejtuesi i kamionit me një ton hashash ishte një i njohur i Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.

“I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm. I ndaluari, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm”, deklaronte asokohe Noka.

Si u lirua nga burgu Ardian Serezi

Sot Ardian Serezi u arrestua së bashku me Denis Demirin për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Por skandaloz është fakti se pavarësisht se u kap me një ton kanabis në 2014, Ardian Serezi bëri vetëm 3.5 vite burg.

Sipas vendimeve të gjykatës, në datë 15. 10.  2015 Serezi është shpallur fajtor duke u dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me 9 vite burg, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht 6 vite burg, ndërsa në datë 21. 12. 2015 vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Bazuar te dy vendimet e gjykatave, Ardian Serezi sot duhet të ishte pas hekurave për të vuajtur dënimin për trafik droge, por është liruar me kusht, pasi bëri më shumë se gjysmën e dënimit 3.5 vite (llogaritur edhe periudhën nga momenti i arrestimit në 2015 deri në shpalljen e vendimit në tetor 2015).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY