Mandati i Rakipit dhh Rahovicës, Administrativja shpall moskopetencë, ja kujt “ia delegon”...

Mandati i Rakipit dhh Rahovicës, Administrativja shpall moskopetencë, ja kujt “ia delegon” padinë

93
0
Shares

Gjykata Administrative ka shpallur sot, moskopetencë për padinë e ish-deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovica ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të tyre. Me vendimin e saj ët sotëm, Gjykata Administrative e dërgoi padinë te Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Dy ish-deputetëve, Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledjon Rahovica (LSI) ju hoq mandati pas kërkesës së sektorit të dekriminalizimit në Prokurorin e Përgjithshme. Pas kësaj kërkese, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”. Në kërkesën e Prokurorisë thuhej se Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Deputeti i PDIU ashtu edhe ai i LSI rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia Italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penal të vjedhjes më 03. 11. 1998. Ky ndalin nga autoritetet italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklarimit të Rakipit. Ndërsa Gledjon Rehovica, me emrin Kusta Mina, është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27. 02. 1999. Edhe Rehovica, njësoj si Aqif Rakipi nuk ka deklaruar në formular ndalimin nga policia italiane.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i ndalimeve nga autoritetet italiane në formularin e vetëdeklarimit, i bën të dy deputetët në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit. Për këtë shkak, Prokuroria i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. KQZ pritet të vendosë ditët në vijim për këtë kërkesë të organit të akuzës, ndërsa në një mbledhje konsultuese të zhvilluar paraditen e sotme, iu la disa ditë kohë deputetëve për t’u njohur me dosjen.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY