DETAJE/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e vogëlushi që humbi sot mamanë...

DETAJE/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e vogëlushi që humbi sot mamanë dhe gjyshin në aksident

161
0
Shares

Vogëlushi 8 vjeçar që u godit nga një makinë sot buzë rrugës në Durrës, është jashtë rrezikut për jetën. Xh. Pisku ka fraktura në nofull. Ai u transferua nga Urgjenca e Durrësit pas aksidentit, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por, ai tashmë ka mbetur pa mamanë Edlirën dhe pa gjyshin, Xhemilin, të cilët vdiqën në vend nga goditja e një makine teksa prisnin furgonët për në Berat në afërsi të Malit të Robit.

Babai i tij është emigrant në Greqi dhe lajmin e tmerrshëm për humbjen e gruas, babait dhe plagosjen e të birit e ka mësuar sot.

Autorja e aksidentit, një grua 30-vjeçare nga Durrësi, humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi për vdekje tre anëtarët e familjes Pisku me origjinë nga Berati që jetonin në Golem.

Viktimat ishin nisur për fejesën e djalit të familjes Pisku në Berat, sipas fqinjëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY