EMRI & FOTO/ Abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan, përfundon “llogaridhënia” te...

EMRI & FOTO/ Abuzimet me rrugën Tiranë – Elbasan, përfundon “llogaridhënia” te Krimet e Rënda e drejtorit të ARRSH-së

80
0
Shares

Pas dy ish-Ministrave të Transportit Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, kreu i ARRSH-së Afrim Qendro i është përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të dhënë shpjegime në lidhje projektin e rrugës Elbasan – Tiranë.

Pas daljes nga organi i akuzës,  Qendro tha për mediat se dha shpjegime për rrugën Tiranë – Elbasan në cilësinë e detyrës që ka.

“Po të më thërrasin përsëri, unë do të paraqitem”, deklaroi ai.

Për dosjen e rrugës Tiranë – Elbasan dy javë me parë me urdhër të Prokurorisë është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, si dhe drejtori dhe ish-drejtori I njësisë së menaxhmit të projektit.

Hetimet nga prokuroria nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë – Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Damian Gjiknuri në vitin 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY