Sulmohet me thikë traineri i Vllaznisë, Gjoka ia del të shpëtojë

Sulmohet me thikë traineri i Vllaznisë, Gjoka ia del të shpëtojë

121
0
Shares

Bashkia Shkodrës ka dënuar sulmin fizik ndaj trainerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka duke i kërkuar me këtë rast FSHF edhe shtyrjen e ndeshjes me Luftëtarin. Adminsitratori i klubit, Astrit Gjyrezi e ka cilësuar këtë sulm si nëj ngjarje të rëndë duke kërkuar përgjegjësi për fajtorin.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fundin e stërvitjes së skuadrës së Vllaznisë, kur trajneri Ernest Gjoka ishte objekt i një sulmi fizik me thike.

Një person i armatosur me një thikë tentoi të godiste teknikun e skuadrës shkodrane, por Gjoka u shmang duke evituar agresionin, që mund të rezultonte fatal për jetën e tij. Më parë, agresori rreth 26 vjeç e kishte qëlluar trajnerin Gjoka me grusht nga pas.

Policia erdhi menjëherë në fushën sportive “Reshit Rusi”, por pa mundur të arrestojë autorin e sulmit, ndërsa janë marrë në pyetje edhe 3 persona, si të dyshuar për lidhje me ngjarjen.

Trajneri Ernest Gjoka shkoi në Komisariatin e Shkodrës për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me konflikte të mundshme që mund të ketë.

Mësohet se në muajin dhjetor, trajneri Gjoka ka kërkuar praninë e policisë në stërvitjet e Vllaznisë, por nuk dihet nëse kjo është bërë për konflikte personale, apo për të vendosur rregull te tifozët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY