Pedagogët e “Forumit” takohen me ministren, Mark Marku: Të ndryshojë ligji,...

Pedagogët e “Forumit” takohen me ministren, Mark Marku: Të ndryshojë ligji, ndryshe protesta

159
0
Shares

Pedagogët e Forumit për Liritë Akademike në Universitetin e Tiranës kanë zhvilluar një takim për tre orë me rradhë lidhur me kërkesat e tyre dhe kundërshtitë për ligjin e arsimit të lartë. Në përfundim, Mark Marku, tha se pedagogët janë të interesuar për një diskutim serioz.

“Ne si Forum që në fillim kemi bërë oponencën më të madhe që në momentin që janë shfaq draftet e para për ligjin e arsimit të lartë. Në mënyrë konstante ne si forum dhe UT ka qenë pothuajse 90% në oponencë me ligjin, kundër ligjit. Ne nuk po vëmë kushtëzime, duam të diskutojmë seriozisht. Kushtëzimet vinë në fund, është protesta nuk ka zgjidhje tjetër. Mendoj se qeveria nuk ka asnjë lloj interesi që ta lërë gjendjen të eskalojë, të thellohet më keq se do të dëmtohet vetë qeveria, Universiteti, studentët, prindërit, pedagogët”, u shpreh ai.

Por teksa qeveria nuk e sheh ligjin e arsimit të lartë si problem, Marku ka këtë koment: “Nëse qeveria ka 10 ditë që diskuton do të thotë se problemi ekziston, nëse qeveria mohon se ekziston problemi, është problem autik i qeverisë nuk është problemi ynë”, theksoi profesori i gazetarisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY