FOTO GALERI/ Itali, sekuestrohen 41 kg heroinë e cila “fliste edhe shqip”

FOTO GALERI/ Itali, sekuestrohen 41 kg heroinë e cila “fliste edhe shqip”

108
0
Shares

Policia e Ravenës ka sekuestruar 41 kilogramë heroinë, e cila përbën sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë në atë qytet, sipas fjalëve të vetë kuestorit Rosario Eugenio Russo. Droga e kapur vlen një milion euro.

Banda e kapur nga policia nuk ka lidhje me atë që ka trafikuar tonelata drogë gjatë rivierës, kapur muajt e kaluar.

Sipas deklaratave të kuestorit dhe të shefit të skuadrës së lëvizshme të policisë, bëhet fjalë për një bandë profesionistësh, që përveç trafikut të drogës kishte në zotërim edhe disa pistoleta të vjedhura dhe kishte kontakte me një bandë hajdutësh shtëpish.

Droga, e ardhur sipas gjasave nga Holanda, ishte e ndarë në 76 “bukë“, gati për t’u shitur.

Nga anëtarët e bandës vetëm një është në liri, ndërsa të tjerët janë në proces identifikimi. Mbi pakot e drogës ka fjalë shqip, çka lë të kuptosh praninë e shqiptarëve në bandë.

Veç 41 kileve të heroinës janë kapur edhe 81 kile paracetamol, me të cilën përzihej.

“Nëse kemi parasysh që një gram heroinë vlen 20 euro, bëjini vetë llogaritë. Bëhet fjalë për mall me vlerë 1 milion euro “, tha shefi I skuadrës së lëvizshme, Cagnini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY