Zv/ministri i Brendshëm: Do të ketë edhe arrestime të tjera për pronat

Zv/ministri i Brendshëm: Do të ketë edhe arrestime të tjera për pronat

195
0
Shares

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha sot në një intervistë tek ‘Opinion’ i Blendi Fevziut se do të ketë edhe arrestime të tjera në lidhje me grabitjen e tokave përmes dokumentave të falsifikuara. Ai foli në lidhje me procedimin penal të 23 personave, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë.

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka deklaruar se do të ketë edhe arrestime të tjera në ditët në vazhdim.

Lamallari se janë gjetur dhe identifikuar provat materialepërmes të cilave kanë falsifikuar dokumentet, kanë plotësuar në mënyrë fiktive Aktet e Marrjes së Pronës në Pronësi, bazuar mbi ligjin 7501.

Duke folur për rastet e arrestimit për pronat në Spille, gazetari investigativ, Artan Hoxha tha se Forcat Ajrore të Shqipërisë kanë tentuar 4 herë të regjistrojnë pronën dhe në të katër rastet, Zyra e Regjistrimit të Pasurive nuk e pranonte kërkesën e tyre.

Ai tha se më pas, atje ka shkuar një biznesmen privat dhe i ka regjistruar në emër të vet. “Ai ka futur dhe ka bërë punimet në poligonin e Forcave të Armatosura shqiptare,-tha gazetari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY