Reshje bore në veri e verilindje, fillojnë edhe problemet serioze

Reshje bore në veri e verilindje, fillojnë edhe problemet serioze

207
0
Shares

Reshjet e borës kanë krijuar probleme serioze në zonat e thella të veriut dhe në verilindje.

Në qytetin e Kukësit bora arriti trashësi 5 cm, kurse në zonat e thella rurale mbi 20 cm. Po kaq borë pati gjatë natës edhe në Rrugën e Kombit çka vështirësoi lëvizjen e mjeteve. Gjatë orëve të para të mëngjesit rruga ishte e hapur për shkak të borëpastruesve që punuan gjatë gjithë natës.

Por ndryshe paraqitet situata në të gjitha rrugët rurale, të cilat kalohen vetëm me zinxhirë. Në rrugën Kukës- Shishtavec ka pasur përsëri rënie gurësh. Edhe në Dibër të gjitha rrugët kalohen vetëm me zinxhirë. Segmenti drejt Stebleves është i pakalueshëm, pasi aty bora ka arritur trashësinë 70 cm. Kurse zona e Lurës është e izoluar prej disa ditësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY