EMRI/Ky zyrtar i lartë i LSI bën përjashtim, u lirua nga akuza

EMRI/Ky zyrtar i lartë i LSI bën përjashtim, u lirua nga akuza

99
0
Shares

Një zyrtar i LSI i cili ishte arrestuar me parë me akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre u gjet pothuajse i pafajshëm sot nga Gjykata e Kavajës.

Fatos Kaja, drejtues lokal i LSI në Kavajë, i cili mbante postin e Nënprefektit të Tiranës i lirua sot nga qelai pasi provat vertetuan se firma e tij ishte falsifikuar. Gjate seancës, avokati mbrojtës ka insistuar që në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, se në dokumentacionin e paraqitur si provë nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, firma e Fatos Kajës ishte e falsifikuar.

Tashme ky pretendim është i provuar shkencërisht me anë të akteve të ekspertimit, të kryera po nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ku ka rezultuar se firma e shtetasit Fatos Kaja është falsifikuar në 5 raste. Pas kësaj, prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”, bazuar në aktet e ekspertimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY