Disa protesta në një ditë, qytetarët revoltohen nga vendimet e qeverisë

Disa protesta në një ditë, qytetarët revoltohen nga vendimet e qeverisë

149
0
Shares

Vendi është përfshirë nga protesta në disa zona ku qytetarët janë ngritur kundër qeverisë. Vetëm ditën e djeshme kanë shpërthyer tre protesta në Kukës, Fier dhe Berat. Lejet e miratuara nga KKT për ndërtimin e 5 hidrocentraleve në fshatrat Turaj, Novosej dhe Topojan të Kukësit, nuk janë pritur mirë nga komuniteti i banorëve të zonës. Kryeplaku i fshatit Novosej, u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave të zonës, ku parashikohet ndërtimi i hidrocentraleve, të bashkohen në një protestë anti-HEC-e.
Qindra banorë u mblodhën ditën e djeshme në orën 10:00 tek Ura e Topojanit, duke protestuar kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e 5 HEC-ve. Banorët i bënë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ndërtimi i HEC-ve, pasi në të kundërt do të ndërmerren masa ekstreme. Banorët paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e autostradës.

“Ka dalë i gjithë populli i kësaj zone për politikat e hajdutëve dhe keqbërësve që janë bërë në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare të devijimit të lumenjve dhe prishjen e ekosistemit. Të mos marrë asnjë guxim që të vendosë hidrocentral në këtë zonë. Jemi të vendosur ta mbrojmë këtë zonë deri në vdekje”, thonë banorët.
Ndërkohë, edhe fermerët e Fierit u ngritën dje në protestë, duke kërcënuar me bllokimin e autostradës për shkak të mos marrjes së dëmshpërblimeve nga përmbytjet. Edhe këtë vit, përmbytjet e shpeshta kanë shkaktuar dëmtime të shumta në fermerët e zonës së Fierit, të mbjellat e tyre janë shkatërruar tërësisht, duke sjellë edhe vështirësi financaire për mbijetesën.

Kjo ka sjellë që janë ngritur në një protestë banorët e disa fshatrave në Njësinë Administrative Frakull-Fier.
Protesta e fermerëve të zonës që u përfshinë nga përmbytjetdy herë radhazi zhvillohet në fshatin Kafaraj. Ata kërkojnë ngritjen një komisioni nga qeveria për të parë situatën si dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, sipas banorëve të pranishëm në këtë protestë. Që kur është bërë autostrada përmbytemi. Faji është i qeverisë. Ka dëme të mëdha në të mbjella dhe dru frutorë, hedhim luleshtrydhe të dëmtuara në rrugë.
Kultivimi i luleshtrydhes i ka bërë të njohur në të gjithë Shqipërinë, ndaj frutat e dëmtuara nga përmbytjet i kthyen në simbol të protestës.

Fermerët e Njësisë Administrative Frakull në Fier u bënë bashkë në fshatin Kafaraj në një protestë për dëmet që u kanë shkaktuar përmbytjet e herëpashershme. Banorë të vjetër të këtyre anëve, ata thonë se shkak për përmbytjet e herë pas hershme është bërë ngushtimi i urës në autostradën Levan-Vlorë. “Brenda një shekulli, Vjosa ka dalë vetëm tre herë tani brenda një vit del tre herë. Problemi i gjithë kësaj situate është autostrada Levan-Vlorë”, u shpreh një banor.

Fermerët thonë se, dy përmbytje në harkun e dy muajve i kanë falimentuar plotësisht, ndaj kërkojnë kompensim nga qeveria ose në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzojnë protesta në fillim të marsit. “Në 1 mars do të bëjmë një protestë shumë të fuqishme”, u shpreh një banor.
Ndërkohë, Bashkia e Fierit me një vendim të miratuar në Këshillin Bashkiak heqjen e taksës së tokës për një vit për fermerët e prekur nga përmbytjet.
“Është hera e tretë, që ne përmbytemi tani brenda një viti dhe asnjë nga qeveritarët nuk ka ardhur të pyesë se çfarë ka ky popull”, shprehet një fermer. “Problemi i të gjithë kësaj situate është ura e autostradës Levan -Vlorë. Këtu janë hedhur inerte me miliona metër kub, duke ngritur bazën e lumit dhe poshtë saj është bërë një ngushtim mjaft i madh nga 150 metra deri 300 metra që duhet ta ketë lumi kur del, e kanë lënë vetëm 70 metra”, tha një tjetër. “Kultura e luleshtrydhes është kultura bujqësore që kërkon më tepër shpenzime. Kosto për një dynym është rreth 8 milionë lekë”, thotë një fermer.pergaditi globnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY