Agjentët sekretë e kinezë dhe amerikanë, përplasje titanësh për valixhen nukleare të...

Agjentët sekretë e kinezë dhe amerikanë, përplasje titanësh për valixhen nukleare të Donald Trump

134
0
Shares

Valixhja që përmban kodet për një sulm bërthamor nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara, quhet “Nuclear Football”. Ajo duhet të jetë gjithmonë pranë tij, e për këtë arsye një zyrtar ushtarak e ndjek Donald Trumpin në çdo lëvizje.

Por gjatë vizitës që kreu i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi në Kinë, në muajin nëntor, valixhja ishte në qendër të një përballjeje mes agjentëve amerikanë e kinezë të sigurisë, në atë që ngjason vërtet me një aksion futbolli. Sipas ueb-site “Axios”, në 9 nëntor Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, ishin të ftuar në sallën e madhe të popullit, në sheshin Tienanmen, në tempullin e pushtetit kinez, i blinduar nga një numër i madh policësh. Çifti presidencial hyn pa problem, por zyrtari me “Nuclear Football” u ndalua në një kalim sigurie, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk kuptoi asgjë.

Në këtë pikë, sipas medias amerikane, një tjetër zyrtar sinjalizon gjeneralin John Kelly, shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ky i fundit nuk e mendon dy herë, rikthehet te hyrja dhe urdhëron njerëzit e tij të bëjnë përpara bashkë me valixhen. Kinezët zihen në befasi. Njëri prej tyre kap nga krahu gjeneralin, i cili e shtyn dhe vazhdon përpara.

Situata u tensionua më tej, kur një agjent i shërbimeve sekrete amerikane sulmoi pjesëtarin e sigurisë kineze, duke e shtrirë në tokë, ndërsa grupi i drejtuar nga Kelly, bashkë me zyrtarin që mbante valixhen, arritën tek presidenti.

Incidenti u konfirmua për “Axios” nga 5 burime të ndryshme. Siç thuhet, shefi i kabinetit urdhëroi të pranishmit ta mbanin gojën e mbyllur, për të mos cenuar përshtypjen e një mikpritjeje madhështore në qytetin e ndaluar për presidentin Trump.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY