Ministri Bushati zvogëlon ‘Metën’ në negociatat me Greqinë: Procesi i autorizimit nga...

Ministri Bushati zvogëlon ‘Metën’ në negociatat me Greqinë: Procesi i autorizimit nga Presidenti është rutinor

69
0
Shares

Ditmir Bushati garanton presidentin Ilir Meta se do t’i japë çdo informacion të nevojshëm për negociatat me Greqinë. Kryediplomati shqiptar pranoi te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se ka marrë një letër nga kreu i shtetit ku kërkon informacione sa i takon termave të negocimit me Athinën, por sqaroi se trupa e negociatorëve do bëhet publike pasi kreu i shtetit të japë autorizimin për çeljen e negociatave me fqinjin jugor, më pas tha Bushati, ai si ministër i Jashtëm lëshon Plotfuqishmërinë.

“E kam marrë letrën e Metës. Presidenti ka kërkuar informacione shtesë, është një praktikë krejt e natyrshme. Procesi i autorizimit është një proces rutinor. Do i jap shpjegime shtesë, sepse është President i Republikës. Sa i takon emrave të negociatorëve, ato i ka Plotfuqishmëria, unë i kam kërkuar presidentit autorizim. Është normale, kur presidenti ka nevojë për informacione shtesë, ministri i jashtëm t’ia japë këto informacione.

Emrat do jenë në aktin e Plotfuqishmërisë dhe aty përcaktohet objekti i marrëveshjes. Në bazë të ligjit e jep Ministri i Jashtëm Plotfuqishmërinë, unë kam kërkuar autorizim nga Presidenti. Pra, autorizim nga Presidenti, lëshim Plotfuqishmërie nga Ministri i Jashtëm dhe aty janë edhe emrat e negociatorëve. Aty do që të jetë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme. Kemi përcaktuar një listë”, u shpreh Bushati.

Sa i takon konsultave të Metës me ish-presidentët, Bushati e thumboi atë kur i përmendi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij në 2009 nuk ka kërkuar autorizim nga presidenti i atëhershëm, Bamir Topi dhe konkludoi me një marrëveshje e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese si cenim i sovranitetit territorial. “Vlerësoj konsultat e Metës me presidentët e mëparshëm. Është një proces i shëndetshëm… sidomos konsulta me Sali Berishën i cili në 2009 as e kishte marrë Plotfuqishmërinë e presidentit”.

Mesazhi i Bushatit për Metën ishte tregohet konstruktiv për marrëveshjet me fqinjin jugor njësoj si në rastin e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. “Më vjen mirë që Meta e përshëndeti arritjen e kësaj marrëveshje. Në këtë drejtim është mirë që të operojmë me një standard. Dhe ky standard të jetë i aplikueshëm edhe në Shqipëri”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY