5 mënyra për të përmirësuar gjendjen financiare gjatë vitit 2018

5 mënyra për të përmirësuar gjendjen financiare gjatë vitit 2018

101
0
Shares

Nuk ka rëndësi nëse jeni një milioner apo klasë e mesme, gjithmonë ka hapësirë për të përmirësuar financat tuaja. Por kini kujdes: nuk ka ndonjë shkop magjik që iu ripërtërin gjendjen financiare, kjo kërkon planifikim të kujdesshëm, durim dhe disiplinë.

Planifikimi financiar nuk tingëllon shumë qejf, por është një pjesë thelbësore e jetës, ashtu si shëndeti.

Këtu janë pesë mënyra të listuara nga The Jakarta Post, për të përmirësuar gjendjen financiare gjatë vitit 2018, dhe në vitet e ardhshme.

1. Shqyrtoni situatën tuaj aktuale

Si mund të përmirësoni gjendjen financiare pa ditur gjendjen e tanishme? Shihni me kujdes financat prezente, përfshirë borxhet e kartës së kreditit, kreditë bankare, hipotekat, shpenzimet mujore, kursimet, taksat dhe investimet. Qëllimi i këtij rishikimi është të kuptoni situatën aktuale, në mënyrë që të parashikoni të ardhshmen.

2. Shmangni borxhin e keq

Rregulli numër një për ruajtjen e një gjendje të mirë financiare është shmangja e borxhit të keq, që gjeneron zero të ardhura ose minus.

Përdorimi i kartës së kreditit për të blerë rroba, telefon, pajisje elektronike ose për të bërë blerje të mëdha, është një shembull klasik i borxhit të keq. Borxhi i kartës së kreditit bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë ndërsa koha kalon, pasi normat e interesit janë mjaft të larta dhe vazhdojnë të akumulohen muaj pas muaji.

3. Mos i vendosni të gjitha vezët në një shportë

Pasi të keni rishikuar gjendjen aktuale financiare, hapi tjetër është të skicohet një plan financiar. Kursimet, si dhe investimet, luajnë një rol kritik në planifikimin tuaj financiar. Me menaxhimin e duhur mund t’i ktheni investimet në burime shtesë të të ardhurave.

4. Përmbajuni qëllimeve tuaja financiare

Vendosja e qëllimeve të reja financiare është vetëm gjysma e punës. Gjysma tjetër është e lidhur me qëllimet tuaja, që është pjesa më e kërkuar. Një mënyrë për t’iu përmbajtur qëllimeve financiare është të monitoroni shpenzimet mujore. Mund të mbani një bllok xhepi të vogël ose të përdorni një aplikacion në telefon për të qenë i vetëdijshme për shpenzimet e përditshme.

5. Përditësoni njohuritë financiare

Nuk ka rëndësi nëse e punësoni dikë për të menaxhuar financat ose ta bëni vetë, duhet gjithmonë t’i përditësoni njohuritë tuaja. Jo vetëm që duhet të kuptoni bazat e ekonomisë, siç janë kursimet, buxhetimi dhe interesat, por edhe zhvillimet më të fundit në investime dhe në bankë.

Interneti ofron bollëk të informacioneve që lidhen me financat dhe ekonominë. Gjithashtu mund të lexoni seksionin financiar të gazetave. Megjithatë siguroni se po merrni informacion nga burime të besueshme. Dhe veproni vetëm nëse informacioni është i saktë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY