Video kur anija turke godet anijen greke, deklarata lufte mes dy...

Video kur anija turke godet anijen greke, deklarata lufte mes dy vendeve

277
0
Shares

Është publikuar video që tregon përplasjen mes dy anijeve turke dhe greke në ujërat kufitare mes dy vendeve. Mediat greke publikuan videon ku duket qartë se si anija turke goditi anijen e rojes bregdetare greke.

Video tregon momentin kur nga e majta e anijes greke vjen anija turke dhe gjatë ndryshimit të kursit e godet në pjesën fundore. Anija greke pësoi vetëm dëme materiale. Incidenti ndodhi pak para mesnatës të hënën, më 12 shkurt ne Imia.

Ka mjaftuar ky incident që mes dy vendeve të fillojën deklaratat e ashpra.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes se Jashtme, Hami Akshoi ka akuzuar kryediplomatin grek se ka jetësuar një pozicionim jo paqësor, të papërgjegjshëm, që tejkalon caqet, ndërsa i bën thirrje atij të respektojë dëshirat dhe vendimet e dy kryeministrave të të dy vendeve.

Duke i kthyer përgjigje Ankarasë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Aleksandros Gjenimatas, në një deklarate për shtyp në mesditën e së shtunës ka theksuar se Turqia po shkel të Drejtën Ndërkombëtare në mënyrë sistematike, vazhdimisht tejkalon vijat e kuqe dhe kur i bëhet thirrje të respektojë ligjet, ajo ankohet dhe reagon sikur të mos jetë në kontakt me realitetin që po krijon.

“Greqia si një vend i përgjegjshëm dhe paqësor, elemente që përbëjnë fuqinë e saj, këmbëngul në dialogun dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, në përputhje me qytetërimin modern evropian”, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY