FOTO/ Itali, shqiptari dhe marokeni vidhnin makina luksoze, duke “i ndezur” me...

FOTO/ Itali, shqiptari dhe marokeni vidhnin makina luksoze, duke “i ndezur” me Nokia 3310

182
0
Shares

jë 33-vjeçar shqiptar dhe një 36-vjeçar maroken janë arrestuar nga policia e Romës me akuzën e vjedhjes. 

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i tyre u bë në rrugën Bruno Buozzi. Ata vidhnin makina luksoze dhe për këtë u shërbente as më shumë dhe as më pak se Nokia e famshme 3310.

Brenda telefonit ata kishin instaluar një dekoder duke e lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.

Më pas telefoni lidhej përmes një kablloje me njësinë e kontrollit të makinës. Për ta ndezur, përdornin çelës universal.

Brenda sekondave, çelësi kodohej përmes telefonit me sistemin e makinave dhe merrte komandat.

Mësohet se shqiptari dhe marokeni ishin të papunë dhe me precedent penalë.

Njëri prej hajdutëve u la në arrest shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në burgun e Rebibbia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY