VIDEO/ Itali, shkëmbenin drogën në parking, ja momenti kur policia kapi mat...

VIDEO/ Itali, shkëmbenin drogën në parking, ja momenti kur policia kapi mat dy shqiptarë

88
0
Shares

Dy shqiptarë dhe 1 italian janë vënë në pranga në komunën Fraskati në Romë pas një operacioni  nga i cili u sekuestruan 366 kg marijuanë.

Shqiptarët njëri 26 e tjetri 22 vjeç furnizonin tregjet e drogës në provincën e Romës.

Tre personat u arrestuan në flagrancë ndërsa po shkëmbenin drogën në një parking në zonën Prenestina.

22-vjeçari shqiptar ndodhej në automjetin tip Fiat Multipla së bashku me shtetasin italian dhe shkëmbyen makinën me automjetin tip Opel Corsa e drejtuar nga shqiptari tjetër 26 vjeçar. Operacioni i policisë italiane çoi në sekuestrimin  në bagazhin e Fiat Multipla të 173 kg marijuanë e konfeksionuar në 13 pako të mëdha.

Më vonë kontrolloi vijoi dhe në banesën e 26-vjeçarit shqiptar u gjetën dhe 14 pako të tjera marijuanë në peshë 188 kg.

Dy shtetasit shqiptarë të arrestuar ishin të skeduar më parë nga policia italiane për vepra të vogla penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY