SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë...

SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë e punimeve të bunkerit të Edi armës në Surrel

511
0
Shares

Zbulohen një pjesë e  çmimeve për punimet në vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga foltorja e Kuvendit sot, publikoi këto shifra.

Sipas Berisha,  “Pse ty studion atje të bektashinjtë, kush ta ngriti? Tregoje sekretin. Po sarajet e Surrelit? Kush t’i pagoi? Se i lë gardistët e shkretë atje, s’kanë ku të hanë. Që rrinë gjithë ditën ruajnë sarajet e Surrelit. Vetëm xhami i tavanit ka kushtuar 170 mijë euro. Super! Super tavani! 70 mijë euro bëri vetëm pigmenti i bunkerit, i vilës në Surrel.. Shikoni pak si i le rojet e tij, se nuk du ta them atë shprehjen…

Ruhet rruga me batalion. Nga Surreli në kryeministri, 350 gardistë ruajnë Surrelin. Se burrë më frikacak se ky nuk ka”, u shpreh Berisha në parlament.

Ndërkohë që fliste ish kryeministri, Rama ka nisur të qeshë dhe kur u përgjigj, nuk e ka prekur temën e shpenzimeve për vilën e tij. Për sa kohë, Edi Rama do ta mbajë larg syrit të publikut vilë e tij në Surrel, kurioziteti i publikut do të jetë i madh, për ambientin ku jeton kryeministri. Sali Berisha mori shkas nga deklaratat e Ramës për artistët për t’i kujtuar çmimet e vilës së tij në Surrel dhe për studion e tij te “Ali Demi” në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY