Tiranë, pezullohet oficeri i Policisë, manipuloi provat

Tiranë, pezullohet oficeri i Policisë, manipuloi provat

117
0
Shares

Pezullohet nga detyra inspektor i aksidenteve në Policinë rrugore të Tiranës.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se nënkomisari O. Gj., akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe sipas SHÇBA është zbatuar vendimi i gjykatës për këtë rast. Ai akuzohet se ka manipuluar provat në një aksident të ndodhur me 12 nëntor 2017.

“Strukturat e SHÇBA-se Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për masën e sigurimit ‘Pezullim nga funksionet publike’, të Specialistit të Hetimit të Aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nënkomisarit O. Gj., për veprën penale ‘shpërdorim detyre’”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Pas hetimeve 3-mujore të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se pas një aksidenti në datë 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve, jo vetëm nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes”, vijon i njëjti njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY