EMRI/ Makina përfundon në lumë, shoferi në burg dhe pasagjeri në spital

EMRI/ Makina përfundon në lumë, shoferi në burg dhe pasagjeri në spital

105
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Panajot Beqiri, 31 vjeç banues në fshatin Gostimë Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në rrugën automobilistike në fshatin Gostimë – Gjyralë tek Ura e Zallit  të fshatit Gostimë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka dalë nga rruga  duke rënë në lumë. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit  jashtë rrezikut për jetën dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., 23 vjeç banues në fshatin Gostimë  i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”  parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY